KUSH JEMI

Në vitin 1996 falë bashkëpunimit të dy miqve Redimec, një kompani e specializuar nё realizimin e manualeve teknikё sipas standardeve CE pёr makineri dhe impiante industriale.

Gjatë viteve, përkrah krijimit të manualeve të përdorimit dhe të mirëmbajtjes, janë shtuar shërbime të tjera për të ndihmuar klientët në zgjidhjen e problemeve që lidhen me zbatimin e Direktivave më të ndërlikuara të Komunitetit si Direktiva e Tensionit të Ulët 2014/35/BE, Direktiva e Përputhshmërisë Elektromagnetike 2014/30/BE dhe Direktiva ATEX 2014/34/BE.

Redimec nuk e lë pas dore nevojën e klientëve të saj për të komunikuar dhe transmetuar informacione në mënyrën më të saktë dhe më të sigurtë, duke u kujdesur për çdo koncept në detajet më të vogla. Për më tepër, përmes divizionit të saj të përkthimit, ofron shërbime përkthimi në të gjitha gjuhët.

Për të vërtetuar dhe lokalizuar më mirë informacionet e përkthyera, në 2003 Redimec fillon bashkëpunimin me kompaninë Wordland (wordland.co.uk), e cila kryen të dokumentave në anglisht në Angli dhe në vitin 2005 fillon bashkëpunimin me kompaninë Wortwert (wortwert.at), e cila ofron shërbime përkthimi dhe revizione të teksteve në gjuhën gjermane në Austri.

Karakteristikë unike për firmën Redimec është dyqani për fotokopje / tipografi ku mund të gjeni, përveç shtypjes së dokumentave teknike në të gjitha formatet, edhe shërbime të tilla si prerja me laser, shtypja e piktogrameve të sigurisë, komplotimi, prototipizimi i shpejtë, shtypja në objekte, qëndisje, shtypje në materiale veshjesh, etj. (Rediprint.it)

Sot, pas më shumë se 20 vjet që nga viti 1996, Grupi Redimec është ndër kompanitë e para në Itali në fushën e krijimit dhe përkthimit të manualeve dhe dokumentave teknike dhe është i pranishëm në disa vende evropiane.

Organizimi, pasioni, kujdesi për detajet, puna në grup dhe sinergjia midis kompanive të ndryshme na lejojnë të ofrojmë shërbime me cilësi të lartë, në kohë të shpejtë dhe në konfidencialitetin më maksimal të informacioneve të trajtuara, të gjitha me një kosto shumë të ulët dhe jashtëzakonisht konkurruese. Për këtë arsye, Redimec është zgjedhur nga mbi 1000 klientë midis kompanive të vogla dhe të mëdha shumëkombëshe.

Grupi Redimec në Itali ka tre njësi prodhimi (njëra prej të cilave është një dyqan kopjeje) për një total prej mbi 1300 m2 hapësirë prodhimi dhe zyra.

Njësia e re përmban më shumë se 30 vende pune në hapësira të mëdha dhe zona të përbashkëta për të përmirësuar mirëqenien e punës dhe për të arritur efektivitet më të madh të rrjedhave të punës mes njerëzve me qëllim të një ndarje të vërtetë të proceseve të punës.

MANUALET TONA

Në bashkëpunim me konstruktorët, Redimec kryen kontrolle të makinerive dhe analizëne e rreziqeve, si pasojë realizon dosjen teknike sipas rregullave të referimit.

 

Realizojmë:

 

  • Manuale të përdorimit e të mirëmbajtjes sipas direktivave të makinerive

 

Administrimi i brendshëm ekskluziv i dokumentave mbron klientët nga shpërndarja e informacioneve private.

PERKTHIME

Shërbimet tona të përkthimeve janë:

 

  • Përkthime publike/marketing
  • Përkthime teknike
  • Përkthime legale
  • Përkthime letrare
  • Përkthime financiare
  • Përkthime shkencore
  • Konsultime gjuhësore
  • Korrigjime
  • Përmbledhje në gjuhë të huaja
  • Përkthime teza
  • Kurse për firmat në anglisht - General English/Business English - individuale dhe në grup – vlerësime të personalizuara.

VALIDIME FARMACEUTIKE

Duke lidhur një bashkëpunim të ngushtë me klientin dhe duke u mbështetur tek një personel të diplomuar në shkenca farmaceutike, Redimec është e aftë të zhvillojë të gjitha dokumentat e nevojshme për validimin e një linje, makinerie apo pajisje farmaceutike e kozmetike.

 

Procedura e validimit është e përbërë nga fazat e kontrollit të përshkruara në vijim:

 

Functional Specification (Të dhëna teknike funksionale)

Design Qualification (Kualifikim i projektit)

Installation Qualification (Kualifikim i installimit)

Operational Qualification (Kualifikim i funksionimit)

Performance Qualification (Kualifikim i ekzekutimit)

Maintenance Qualification (Kualifikim i mirëmbajtjes)

Standard Operating Procedure (Procedura për funksionimin standard)

Computer System Validation (Validim i sistemit kompjuterik)

Cleaning Validation (Validim për pastrimin)

Factory Acceptance Test (Kontroll i pranimit në uzinë)

Site Acceptance Test (Kontroll i pranimit në vendndodhja e klientit)

User Requirements Specifications (Kërkesa specifike të përdoruesit)

Software Design Specifications (Specifikime të konceptimit të Software)

Hardware Design Specifications (Specifikime të konceptimit të Hardware)

LEGJISLACIONE TEKNIKE

Pajtueshmëria me direktivat dhe rregulloret e Komunitetit, si dhe me ligjet dhe rregulloret kombëtare për sigurinë e makinerive është një kusht themelor për prodhuesit për të tregëtuar pajisje me sigurinë që ato të jenë në përputhje me kërkesat e ligjit.

Redimec, në sinergji të ngushtë me klientin, kontrollon nëse janë plotësuar të gjitha kërkesat e sigurisë dhe shëndetit dhe harton dokumentacionin e nevojshëm për të siguruar që konformiteti i makinerive dhe pajisjeve mund të certifikohet dhe të miratohet.

Direktivat kryesore të cilat trajtojmë janë të përshkruara më poshtë:

 

  • Direktiva e Makinerive 2006/42/CE (Dekreti legjislativ 17/2010)
  • Direktiva e Tensionit të Ulët 2014/35/UE (Dekreti legjislativ 86/2016)
  • Direktiva për Përputhshmërinë Elektromagnetike 2014/30/UE (Dekreti legjislativ 80/2016)
  • Direktiva ATEX 2014/34/UE (Dekreti legjislativ 85/2016)
  • Analiza e Nivelit të Performancës (Performance Level) EN ISO 13849-1
  • Analiza e rrezikut
  • Fashikuj teknikë

VIZATIME

Realizojmë vizatime dy e tre dimensionale ku është e mundur të kryeni ngjyrimin e sipërfaqeve (rendering) për një vizualizim real të produktve.

Ambientime me transparenca e ndarje, vizatime për katalogët e pjesëve të këmbimit.

 

 

STAMPIME

Të gjitha dokumentat mund të shtypen në riprografi dixhitale, si me ngjyra dhe bardhë e zi, nga formati A6 deri tek formati A0.

Eshtë e mundur gjithashtu realizimi i formateve të personalizuara sipas kërkesave të klientit, si dhe tipe të ndryshme libërlidhje.

 

 

ETIKIM

Punojmë me makineri që kanë aftësinë të shtypin mbi materiale si PVC ose vinil, të gjithë piktogramat ngjitëse dhe pllakëzat janë realizuar me bojëra dhe suporte midis më të mirave që gjenden në treg, me dimensionet dhe sasitë e kërkuara.

KONTAKTET TONA

Njësia prodhuese 1:

via Einstein, 16

20019 Settimo Milanese (MI)

tel. 0039 02 33503341

fax 0039 02 70036000

Njësia prodhuese 2:

via Libertà, 35

20019 Settimo Milanese (MI)

tel. 0039 02 91948281

fax 0039 02 70036000

Njësia prodhuese 3:

centro stampe

Via Cusago, 47

20153 Milano (MI)

tel. 0039 02 48913645

fax 0039 02 70036000

Dërgimi i formularit në zhvillim…

Server ka gjetur një gabim

Formulari u morr

Njësia prodhuese 1:

via Einstein, 16

20019 Settimo Milanese (MI)

tel. 0039 02 33503341

fax 0039 02 70036000

 

 

Njësia prodhuese 2:

via Libertà, 35

20019 Settimo Milanese (MI)

tel. 0039 02 91948281

fax 0039 02 70036000

SHOQËRITË E TJERA TË GRUPIT REDIMEC:

Copyright 2018. All Rights Reserved

P.IVA: 11716760159